2011-03-21 13:38:09

Libi: BE-ja miraton sanksione të reja financiare kundër Tripolit


Sot në Bruksel,Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbledhur kanë miratuar një paket të re sanksionesh financiare kundër Tripolit. Kështu bënë të ditur Apf duke cituar burime diplomatik.

Në Kajro, Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Monn duke iu referuar operacionit ushtarak ‘Odissey Dawn’ votuar nga Këshilli i sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër regjimit libian të Gedafit, tha se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të flas me një zë të vetëm”. Këte pohim Ban Ki-Moon e bëri gjatë një konference shtypi së bashku me sekretarin e Lidhjes Arabe, Amr Moussa, në Kajro. Ban pohoi se mbi krizën në Libi “Egjipti e Lidhja Arabe janë me OKB-në e bashkësinë ndërkombëtare”, dhe i kërkoi Libisë të respekton rezolutën e Këshillit të Sigurimit, duke përfshi edhe ndaljen e menjëhershme të veprimeve luftarake.







All the contents on this site are copyrighted ©.