2011-03-21 09:20:27

Japoni: 21.911 mes të vdekurve e të zhdukurve, 350 mijë të pastrehë


Bilanci zyrtar i viktimave të tërmetit e cunamit në Japoni është rritu në 21.911 të vdekur të verifikuar e të zhdukur. Pra të vdekurit janë më se 8.649, 13 mijë të zhdukur, 350 mijë të pastrehë që janë sistemuar në 2100 qendra të emergjencës shpërndarë në 15 prefektura. Këtë e bëri të ditur sot policia kombëtare japoneze.
Një lajm shprese është ky: nëntë ditë pas tërmetit nën gërmadha të shtëpisë së tyre në periferi të Miyagit janë gjetur gjallë një gjyshe me mbesën e saj.
Në centralin bërthamor japonez në Fukushima situata duke në përmirësim të ngadalshëm pas rivendosjes së rrymës elektrike . Impianti, siguron qeveria japoneze, do të mbyllet sido që të shkojnë punët.
Analizat në qumësht e spinaq të prodhuar afër centralit dhe në ujin e pijshëm në Tokio tregojnë prani radioaktiviteti, mirëpo niveli nuk është ende i dëmshëm për shëndetin njerëzor.







All the contents on this site are copyrighted ©.