2011-03-21 17:53:36

22 mijë viktima në Japoni. Ushqimi, i ndotur me lëndë radioaktive


(21.03.2011 RV)Në Japoni, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin: ndotja e ushqimit me lëndë radioaktive është e madhe e jo si mendohej më parë. Ndërkaq, në centralin bërthamor të Fukushimës, teknikët mundën të çojnë elektricitetin tek të gjashtë reaktorët, por sot një shtëllungë e re tymi doli nga reaktori n.3 e pastaj nga n.2. Autoritetet larguan të gjithë personelin dhe kryeministri japonez e siguroi sërish popullsinë se gjendja është nën kontroll, por mënyra e administrimit të situatës nga ana e entit përgjegjës për impiantet ka shkaktuar debate të ashpra. Ndërkaq, rritet bilanci i viktimave të tërmetit e të tsunamit. Janë rreth 22 mijë të vdekur ose të zhdukur. Banka Botërore llogarit që fatkeqësia natyrore ka shkaktuar dëme prej 165 miliard eurosh.







All the contents on this site are copyrighted ©.