2011-03-18 15:03:50

Vendet perëndimore e NATO takohen për të diskutuar për zbatimin e zonës së ndalim fluturimit mbi Libi


Vendet perëndimore dhe NATO janë takuar urgjentisht për të diskutuar mënyrat e zbatimit të zonës së ndalim fluturimit mbi Libi. Bisedimet pasojnë miratimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila mbështet “të gjitha masat e nevojshme” për mbrojtjen e civilëve nga sulmet e udhëheqësit libian, Muamer Gadafi. Duke iu drejtuar parlamentit, kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se Britania e Madhe “do të luajë rolin e saj“. Aeroplanët francez, gjithashtu, pritet të marrin pjesë në ndërhyrjet ushtarake ndërkombëtare. Kameron tha se Franca do të jetë nikoqire e bisedimeve të së shtunës me zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë dhe përfaqësuesit e Lindjes së Mesme, për të diskutuar aksionet kundër Libisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.