2011-03-18 13:58:35

Në Japoni vazhdon emergjenca bërthamore, e numri i viktimave të tërmetit arrin gati në 17 mijë


Një javë pas tërmetit e cunamit shkatërrimtar që goditën Japoninë, bilanci zyrtar bëhet gjithnjë e më dramatik: janë mbi 6.440 viktima të verifikuara, mirëpo të zhdukurit janë më shumë se 10.260 persona.
Në anën, tjetër vazhdon emergjenca bërthamore në centralin e Fushikimës, reaktorët e së cilës vazhdojnë të digjen. Ky faktor ka hap në nivelin global debatin mbi rëndësinë, dobinë dhe sigurinë e energjisë bërthamore. Edhe në SHBA-së rritet alarmi për atë që ka ndodhur në Japoni. Ngjarjet dramatike të centralin bërthamor në Fukushima mund ta detyrojnë administratën Obama të rishikojë qëndrimin amerikan ndaj çështjes bërthamore.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike bënë të ditur se Japonia ka ngritur nivelin e alarmit në centralin bërthamor të Fukushimës nga 4 në 5. Japonia nuk e përjashton hipotezën e mbylljes së reaktorëve bërthamorë të dëmtuar në sarkofagë çimentoje dhe futjen e tyre në dhe, siç u bë me reaktorin e Çernobilit pas incidentit tragjik të vitit 1986.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka bërë të ditur se situata në Fukushima është shumë serioze por ajo nuk është përkeqësuar që nga e mërkura. Shkencëtarët pohojnë se nuk rrezikohet ndonjë shpërthim radioaktiv deri në atë masë sa të rrezikohet shëndeti i njerëzve. Kurse, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike u bënë të ditur inxhinierëve se mund të vendosin lidhjen e energjisë elektrike në reaktorin nr. 2 për të vendos në funksion sistemin e ftohjes. Ky hap është marrë para sysh pasi vaska e ftohjes për reaktorin është mbushur me ujë nga helikopterët e ushtrisë. Rreth 180 punëtorë po vetësakrifikohen duke u përpjekur për të ndaluar rrjedhjet radioaktive duke vënë në rrezik jetën e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.