2011-03-18 12:10:05

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendos zonën ndalim-fluturimi mbi Libinë


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi për një zonë ndalim-fluturimi mbi Libinë. Miratimi i rezolutës 1973 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së urdhëron diktatorin e Libisë, Muamer Gadafi, ta mbajë në tokë aviacionin e tij e t’i ndal menjëherë sulmet kundër popullsisë civile..
E reagimi qe i menjëhershëm, nuk frikohemi. Me këto fjalë djali i Muammar Gedafit, Seif al-Islam, e komentoi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u miratua dje. Me 10 vota në favor e 5 abstenime nga Rusia, Kina, Brazili, India e Gjermani e asnjë votë kundër, OKB-ja miratoi rezolutën që autorizon imponimin e një zone ndalim fluturimi (no fly zone) mbi Libinë “ me të gjitha mjetet e nevojshme” duke përfshirë edhe përdorimin e forcës për të mbrojtur civilët e për të detyruar regjimin t’i ndal luftimet me armë zjarri kundër popullsisë civile.
Lajmi është prit me festime e hare nga rebelët në Bengazi, kështjellë e kryengritësve. Gedafi pat premtuar dje se do të sulmonte qytetin, mirëpo deri më tani janë regjistruar vetëm bombardime të rënda në Misuratë.
Guido Wseterwelle, ministër i Jashtëm gjerman, njoftoi se trupat e vendit të tij nuk do të marrin pjesë në asnjë ndërhyrje të armatosur në Libi. Sipas burimeve diplomatike, sulmet ajrore, që mund të ndërmerren nga koalicioni i udhëhequr nga Britania e Madhe, Franca e SHBA-së, shumë shpejt do të jenë gati.
Bashkimi Evropian mbështet vendimin e Kombeve të Bashkuara, që natën e kaluar miratoi rezolutën 1973 mbi bllokimin e hapësirës ajrore në Libi e autorizimin e marrjes të të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e popullsisë civile.







All the contents on this site are copyrighted ©.