Kryqi në shkollë: Gjykata e Strasburgut e shpall të pafajshme Italinë
Italia ka fituar betejën e saj në Strasburg: Dhoma e Madhe e Gjyqit evropian për të
drejtat e njeriut e ka shpallur Italinë të pafajshme nga akuza e shkeljes së të drejtave
të njeriut për ekspozimin e Kryqit në klasat shkollore. Vendimi i Gjykatës është
miratuar me 15 vota në favor e dy kundër. Gjykatësit kanë pranuar tezën në bazë të
cilës nuk ekzistojnë elemente që provojnë ndikimet eventuale te nxënësit nga ekspozimi
i Kryqit në klasat shkollore. Nuk është kompetenca e Gjyqit evropian për të drejtat
njerëzore të marr qëndrim në një debat, siç është ai mbi vlerën e simbolit që përfaqësohet
nga Kryqi, që është ende i hapur brenda institucioneve juridike kombëtare brenda nje
Vendi. Kështu u shpreh mes tjerash Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në vendimin
e gjyqit qe u shpall sot rreth çështjes së Kryqit përmes të cilit vendim Italia u
fshajësua nga akuzat bërë nga një mjek italian i Abano Terme, Massimo Albertin, e
gruaja e tij finlandeze, Solile Lautsi. Këta e filluan luftën e tyre kundër Kryqit
në shkollën që frekuentonte djali, me pretendimin të edukonin djalin sipas ndërgjegjes
e kështu kërkuan nga shkolla të hiqte simbolin e Kryqit, pasi që, sipas tyre, mund
të ndikonte negativisht te edukimi i të biri. Sipas italianëve, Kryqi është shenjë
jo vetëm shpirtërore e fetare, por edhe simbol qytetërimi e pjesë e historisë dhe
e identitetit popullor në Itali e në Evropë. Sipas Gjykatës evropiane, obligimi
i pranisë së Kryqit në klasat shkollore “nuk mund të konsiderohet indoktrinim nga
ana e Shtetit”. Ky është motivi kryesor me të cilin Gjykata për të drejtat e njeriut
e Strasburgut e ndryshoi sentencën e shkallës së parë dhe shpalli Italinë të pafajshme
nga akuza e shkeljes të të drejtave të prindërve për edukimin e fëmijëve sipas ndërgjegjes.
Per gjykatësit e Strasburgut “efektet e vizibilitetit të madh që prania e Kryqit
ka për krishterimin në mjediset shkollore, duhet të rishikohen, duke pasur para sysh
se ky fakt nuk lidhet e nuk është obligim i mësimit të krishterimit”