2011-03-18 17:36:11

Jemen:Obama, presidenti Saleh ti respekton manifestimet paqësore, 30 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur nga forcat jemenase


Presidenti i SHBA-së Barack Obama, ka shpreh sot “dënimin e prerë” ndaj autoriteteve të Jemenit, e ka ftuar presidentin e Vendit, Ali Abdallah Saleh, “të veprojë në përputhje me ligjet dhe të lejoj zhvillimet e manifestimeve paqësore”. Forcat e rendit në Jemen kanë hapur zjarr kundër protestuesve antiqeveritarë në kryeqytetin Sana, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra sish. Autoritetet spitalore dhe dëshmitarët flasin për 30 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur nga forcat jemenase të sigurisë në kryeqytetin Sana.








All the contents on this site are copyrighted ©.