2011-03-17 16:19:18

Japoni: rritet alarmi bërthamor rreth centralin të Fukushimës ku rritet niveli i radioaktivitetit. Bilanci i viktimave rritet, së paku 5 mijë të vdekur e 10 mijë të zhdukur.


Në Japoni vazhdon puna për të vënë në siguri reaktorët e centralit të Fukushimës. Niveli i radioaktivitetit pengon punën përpjekjet që po bëhen për ftohjen e reaktori numër 3 me hidrantë, që është edhe më i rrezikshmi për arsye se ushqehet me një përzierje të veçantë radioaktive. Skuadrat e ushtrisë japoneze kanë përdorur tërë ditën e pandërprere topa të ujit e helikopterët, po deri më tani rezultatet nuk janë pozitive.
Tepko, firma që administron centralin, njofton se rreth impiantit janë në rritje rrezatimet radioaktive pas hedhjes së ujit të gjuajtur me hidrantë. E derisa po luftohet për shmangien e një katastrofe bërthamore, rritet edhe rreziku i një blackout-it në shkallë të gjerë nëse konsumet nuk reduktohen për shkak të uljes së prodhimit të rrymës elektrike. Kështu deklaroi ministri japonez i Industrisë gjatë paraqitjes së planit të emergjencës për furnizimin e karburantit zonave të goditura nga tërmeti, ku, ndërkohë, vazhdon të rritet numri i viktimave- Bilanci i fundit flet për mbi 5 mijë të vdekur të verifikuar e afër 10 mijë të zhdukur, por frika ekziston se viktimat mund të jenë së paku 20 mijë.
Ndërkohë nga SHBA-ja arrijnë një alarm sipas të cilit situata është edhe më e rëndës nga ajo që përshkruhet nga Tokio. Presidenti Obama foli me telefon me kryeministrin japonez Kan, duke e siguruar për “mbështetje të plotë të nevojshme”. Oferta për asistencë, “përfshi edhe atë të fikjes së zjarreve në centralë”, arrit edhe nga Rusia. Vendet tjera u bëjnë thirrje qytetarëve të vet ta lëshojnë vendin e të kthehen në vendlindje.
Pra frika e kontaminimit bërthamore edhe jashtë Japonisë, është në një nivel të lartë. Në frontin ekonomik, qeveria japoneze denoncon lëvizje spekulative mbi monedhën e vendit yen, derisa Banka qendrore vazhdon të jap likuiditet.







All the contents on this site are copyrighted ©.