2011-03-17 11:54:24

Imzot Dodë Gjergji: në Krezhme e kurdoherë t’i dëshmojmë vlerat ungjillore


Edhe në Kosovë Kisha katolike e ka filluar kohën e fortë shpirtërore të Krezhmëve si një rast të volitshme për ta shtuar lutjen dhe pendesën personale, duke ia hapur zemrën pranimit të vullnetit Zotit. Kjo kohë shpirtërore na paraqitet si një itinerar shpirtëror që na përgatit për ta jetuar edhe një herë misterin e madh të vdekjes dhe të ngjalljes së Krishtit, sidomos përmes dëgjimit më të vëmendshëm të Fjalës së Hyjit dhe zbatimit më bujar të pendesës e bamirësisë, falë së cilës mund t’i vijmë në ndihmë të afërmit tonë që ka nevojë. Krezhmët kanë në qendër të vëmendjes dramën e Kalvarit, misterin e dashurisë së Hyjit që kryhet mbi Golgotë, me të cilën Zoti e do njerëzimin, e këndej janë thirrje edhe për ne për të dashur e respektuar njëri-tjetrit. Sot është urgjente të shkojmë në shkollën e Jezusit, duke përshkuar ngjarjet që na kanë sjell shpëtimin, pa harruar se mësimet e Tij Hyjnore duhet ti mishërojmë tani, sot në konkrete e të përditshme.
Po më hollësisht mbi fillimin e Krezhmëve në Kosovë, nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj...........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.