2011-03-17 15:51:17

Dita e pestë e ushtrimeve shpirtërore në Vatikan u frymëzua nga shën Tomë Akuini, Katerina e Sienës e Zhana d’Ark.


Vazhdojnë ushtrimet shpirtërore në Vatikan për Papën Benediktin e XVI e Kurien Romake. Tema e përgjithshme sivjet ushtrimeve shpirtërore që drejtohen rregulltari francez Karmelitan atë Fransua-Mari Léthel, është: “Drita e Krishtit në zemër të Kishës – Gjon Pali II dhe teologjia e shenjtorëve”.
Ndërsa tema e sotme e ditës së pestë të reflektimeve mbajtur para Atit të Shenjtë Jozef Racinger e Kuries Romake u përqendrua mbi shtyllat e krishterimit. Në meditim e parë Atë Léthel u ndal te shën Tomë Akuini, “doktor i shkencës së fesë si teolog i Dritës. Reflektimi i dytë iu kushtua shën Katerinës nga Siena, “doktore e Korpit dhe e Gjakut të Krishtit”, e angazhuar për Reforme e asaj që ajo e quante “Nusja e ëmbël”, Kisha. Meditimi i tretë trajtoi, siç tregon edhe vet titulli, “Mundimet e shën Zhana d’Ark në Kishën e Shenjtë në të njëjtën kohë e gjithmonë në pastrim e sipër (Lumen Gentium, n.8).







All the contents on this site are copyrighted ©.