2011-03-16 17:30:13

“The Guardian”: Domosdoshmëria për një ‘no fly zone’ në Libi


Liderët anembanë botës po debatojnë fuqishëm për këshillimin e vendosjes së një “no-fl y zone” për të ndaluar dhunën e shtrirë në gjithë Libinë. Disa përmendin Bosnjën, ku NATO mori një kohë të gjatë për të mbrojtur popullsinë civile në mes të viteve 1990, si një arsye për të vepruar. Disa të tjerë përmendin Ruandën, ku presidenti Bill Klinton më vonë shprehu keqardhjen e tij për mungesën e një reagimi për të shpëtuar jetët e pafajshme. Por aksionet sot në Libi janë më të përshtatshme, të nënvizuara nga tragjedia në Irakun Jugor në ditët e fundit të luftës në Gjirin Persik, 20 vite më parë. Kur forcat e koalicionit po ecnin me ushtrinë irakene në shkurt të vitit 1991, presidenti George W. Bush inkurajonte popullin e Irakut që “të merrte fatin në duar dhe të detyronte diktatorin Sadam Husein që të largohej”. Kur shiitët irakianë, kurdët dhe arabë të tjerë u rebeluan kundër Huseinit, ata besonin që forcat amerikane do t’i mbronin nga fuqia e zjarrit superiore e diktatorit brutal. Në vend të kësaj, kur Iraku sulmoi helikopterët dhe trupat elitare filluan të bënin kasaphanë mbi njerëzit e tyre, forcat e koalicionit morën urdhër të dalin nga gjendja e alarmit. Bota pa me sytë e vet se si qindra irakianë u masakruan. Sot situata në Libi nuk është e ngjashme. I inspiruar nga ngjarjet në Tunizi dhe Egjipt, populli libanez u ngrit në mënyrë spontane kundër katër dekadave represive të kolonel Muamar Gaddafit. Ende, spektri që më fanepset është i njëjtë – njerëz të zakonshëm që përballen me pushtetin e ajrit të regjimit autokratik dhe ushtarëve të armatosur gjer në dhëmbë, duke u mbështetur në botën e lirë, që t’i mbrojë ata nga masakra pasi ne duartrokitëm dhe përkrahëm trimërinë e tyre me fjalët tona. Deri më tani, forcat e Gaddafit kanë përkrahur në mënyrë selektive sulmet ajrore. Por Gaddafi është treguar mendjemprehtë. Frika ime është se, ose ai ka zgjedhur për të përgjakur opozitën deri në vdekje, më shumë sesa të ftojë aksionin botëror me një masakër të gjerë, apo të presë nga bota provën e aksionit – dhe në këtë pikë, ai ndoshta do të vrasë njerëz civilë në një numër të madh.
Ne s’mund të presim që kjo të ndodhë. Ne duhet të ndërmarrim hapa konkret tani, kështu që ne duhet të përgatitemi të implementojmë shpejt një “no fly zone” , nëse Gaddafi fillon të përdor fuqinë e vet nga ajri për të vrarë një numër të madh civilësh. Diplomacia në mënyrë urgjente duhet të ndërtojë një mbështetje të gjerë për një “no fly zone”.
Leja më e rëndësishme duhet të vijë nga Kombet e Bashkuara, ku debati duhet të fillojë menjëherë për një rezolutë autorizimi për një “no fly zone”. Kina dhe Rusia kanë shprehur rezervat e tyre. Nëse këshilli i sigurimit të Kombeve të Bashkuara dështon në autorizimin e një aksioni, atëherë ne që duam të mbrojmë civilët libianë do të përballemi me një zgjedhje më të vështirë, çka mund të çojë në përshkallëzimin e dhunës. Kështu që përpjekjet tona diplomatike duhet të shtrihen përtej Kombeve të Bashkuara. Mbështetja e NATO-s dhe unioni afrikan janë shumë të rëndësishëm. Për të shmangur perceptimin se NATO apo SHBA po atakon një tjetër vend mysliman, përkrahja e botës arabe është gjithashtu e nevojshme. Në atë front, ka shenja premtuese. Gjashtë vendet arabe të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit kanë deklaruar vendosjen e një “no fly zone” nga Kombet e Bashkuara. Liga Arabe ka parashtruar një propozim të ngjashëm. Vendet myslimane në veçanti duhet të mbështesin përgatitjet për ndërhyrje nëse dhuna del jashtë kontrollit. Gaddafi nuk mund të lejohet të mendojë se ai mund të masakrojë popullin e vet dhe të mos ndëshkohet. Dhe nuk mund të jetë i lirë të sulmojë në mënyrë më vdekjeprurëse duke përdorur ajrin. Nëse Kombet e Bashkuara nuk mund të aprovojnë një rezolutë për të implementuar një “no fly zone”, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet në NATO dhe botën arabe, duhet të përgatiten për të parandaluar një masakër si ajo që ndodhi në Srebrenicë në vitin 1995, ku më shumë se 8000 burra dhe fëmijë u masakruan.
Sigurisht, të vendosësh një “no fly zone” nuk do të jetë një ilaç për të kuruar të gjitha sëmundjet. Kjo ndoshta nuk do të vendosë balancën nëse situata në Libi përkeqësohet në një luftë civile në shkallë të gjerë. Por një “no fly zone” do të eliminojë sulmin ajror dhe të do shpëtojë jetët e civilëve. Është një masë që ne duhet të jemi gati ta përdorim nëse situata përkeqësohet, dhe do të jetë një sinjal për opozitën se nuk është e vetme. Përpara se të merret ky vendim, komuniteti ndërkombëtar duhet të parashikojë asistencë humanitare dhe mbështetje mjekësore për rebelët në Libinë lindore. Ne nuk duhet t’i lejojmë që të bien në nënshtrim.
I vetmi opsion që nuk duhet të jetë në tryezën e punës janë trupat tokësore të SHBA-së; askush nuk do të shohë forcat e SHBA-së që të përfshihen në një luftë tjetër, sidomos në një tjetër vend mysliman. Dhe, sikurse ka thënë presidenti Barak Obama, njerëzit e Libisë nuk duhet të privohen nga pronësia e luftës së tyre për liri, dhe Gaddafit nuk duhet t’i jepet një mjet i nevojshëm dhe një dash kurbani.
Ndoshta kërcënimi i dukshëm i një “no fly zone” do të mbajë larg pilotët e Gaddafit nga përdorimi i helikopterëve dhe reaktivët luftarakë për të vrarë njerëzit e tyre. Nëse kjo nuk ndodh, ne duhet të bëjmë të qartë se do të drejtojmë botën për të shmangur katastrofën e pakuptimtë të çdo qytetari libian, nga një i marrë, i prirë për të mbajtur pushtetin. SHBA dhe komuniteti botëror duhet gjithashtu të bëjnë të qartë – sikurse ne bëmë në Bosnje dhe Kosovë – që ne do të ndërmarrim një qëndrim të përbashkët kundër një banditi që po vret myslimanët.
Nga John Kerry 16/03/2011







All the contents on this site are copyrighted ©.