2011-03-16 18:38:38

Libi:Gedafi avancon derisa G8 nuk vendos asnjë ndërhyrje dhe shtyn konfrontimin në Këshillin e sigurimit të OKB-së


Çirenajka vend i fundit i qëndresës, Gedafi avancon derisa G8 nuk vendos asnjë ndërhyrje dhe shtyn konfrontimin në Këshillin e sigurimit të OKB-së. Të gjithë janë të mendimit se është e domosdoshme të veprohen urgjentisht e me konsensus multilateral në krizën e Libisë, por një muaj pas fillimit të protestave në Bengazi e në Al Baida – ku dy demonstrues u vranë nga forcat e sigurisë – trupat besnike të Gedafit avancojnë drejt lindjes pasi kanë marrë kontrollin e Zuwarahut, kështjella e fundit e revoltuesve të Tripolitanisë, pas rënies së vendit strategjik Al Zawiyah. Revoltuesit – që kërkuan ndihmën nga bashkësia ndërkombëtare – qëndrojnë në Cirenajka ku bombardime të reja po zhvillohet në Marsa El Brega. Kryengritës janë drejtuar kah Agedabia, 75 km më në veri. Edhe ky lokaliteti ka pësuar bombardime.
E në planin ndërkombëtar, praktikisht ka dështuar samiti i G8-shit që u mbajt dje në mbrëmje në Paris, duke shty çështjen e krizës te Këshilli i sigurimit të OKB-së që brenda një kohe të shkurt do të mblidhet për të rishqyrtuar çështjen e propozimeve të ndryshme ndaj krizës në Libi.







All the contents on this site are copyrighted ©.