2011-03-15 17:19:11

Shqipëri: përkujtohet tre vjetori i tragjedisë në Gërdec


Shqipëria përkujton tragjedinë e Gërdecit. Si sot tre vjet më parë, pak minuta pas mesditës, një shpërthim i fuqishëm tronditi fshatin Gërdec, rreth 15 km larg Tiranës, duke u marrë jetën 26 njerëzve të pafajshëm, mes të cilëve edhe fëmijë.
Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, përveç viktimave shkaktoi edhe qindra të plagosur dhe dëme materiale në ndërtesa e biznese të zonës.
Në kujtim të viktimave të pafajshme të tre vjetëve më parë, sot në të njëjtin vend ku ndodhi shpërthimi janë mbledhur familjarë të tyre, ish-punëtorë të fabrikës që i mbijetuan tragjedisë dhe qytetarë të tjerë. Mes lotësh dhe me lule në duar, pjesëmarrësit kanë bërë homazhe në memorialin e ngritur për nder të jetëve të humbura.







All the contents on this site are copyrighted ©.