2011-03-15 12:46:07

Krezhmët në dioqezën e Sapës


Koha liturgjik e Krezhmëve është kohë e përgatitjes sonë shpirtërore për kremtimin e mistereve themelore të fesë së krishterë: mundimeve, kryqëzimit e Ngjalljes së Jezu Krishtit. Kjo kohë na tregon para se gjithash kthesën e zemrës tek Zoti, që do të thotë pajtimin me Hyjin dhe të afërmin tonë. E kjo mund të realizohet nëse arrijmë të bëjmë ndryshimin dhe përtëritjen tonë të brendshme me hirin e Zotit.
Kisha na kujton se gjatë Krezhmëve kemi dyzetë ditë kohë për të thelluar marrëdhënien e përvojën shpirtërore me Jezusin e këtë mund ta arrijmë përmes veprave të dashurisë, të bamirësisë së krishterë, duke u lutur, agjëruar e dhënë lëmoshë.
Këto praktika të krishtera ndihmojnë pastrimin shpirtëror të njeriut, çhelmimin e tij nga mëkati dhe nga e keqja, çlirimin nga skllavëria e vetvetes, dhe e bëjnë më të vëmendshëm në dëgjimin e zërit të Zotit e në shërbimin e vëllezërve. Të dëgjojmë si kanë filluar Krezhmët në dioqezën e Sapës, nge Vau Dejës të ndjekim shërbimin e Violta Marashit........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.