2011-03-15 15:39:02

Emergjenca humanitare e bërthamore në Japoni


Ankthi bërthamor rrezikon Japoninë e goditur nga tragjedia e tërmetit të javës së kaluar, derisa regjistrohen shpërthime të reja e zjarre në centralen e Fukushimës. Pra situata kritike në Japoni keqësohet, e cila tani po lufton me emergjencën humanitare e ate bërthamore që shkaktoi tërmeti i ditëve të kaluara. Pas shpërthimit në reaktorin n.2 të centrales bërthamore në Fukushima, teatër i shpërthimeve tjera ditëve të fundit, e një zjarri të zhvilluar në reaktorin n.4 të strukturës atomike, kryeministri Naoto Kan u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që jetojnë në një largësi prej 20-30 kilometrash nga centrali bërthamor të mos dalin jashtë shtëpie, edhe për arsye të regjistrimit të nivelit të lartë të radioaktivitetit. Ndërsa orë për orë gjenden trupa të pajetë si dhe të mbijetuar, frika më e madhe tashmë kontaminimi radioaktiv nga shpërthimi i reaktorëve bërthamorë në Fukishima. Sipas njoftimeve zyrtare, niveli i radioaktivitetit, pas alarmit të dhënë, ka rënë në centralin japonez të Fukushimës, në verilindje, ku disa reaktorë të dëmtuar nga tërmeti i së premtes kanë pësuar një varg avarish, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë në një konferencë shtypi.
Niveli që mund të përbënte rrezik për shëndetin ishte rritur në mëngjes, por tani ai ka rënë. Këto luhatje krijojnë frikën e substancave radioaktive pas shpërthimeve në reaktorët e centrales së Fukushimës. Centrali Fukushima 1, ka gjashtë reaktorë, e ndodhet 250 kilometra në verilindje të kryeqytetit Tokio.







All the contents on this site are copyrighted ©.