2011-03-14 18:09:02

Në Libi revolta drejt shuarjes, forcat e Gedafi drejt Bengazit


Derisa bashkësia ndërkombëtare vazhdon diskutimet – pas mbledhjes së shtunës Ligja arabe në Kajro e të krerëve të diplomacisë së BE-së në Budapest e sot në Paris do të takohen ministrat e Jashtëm të G8 – forcat e armatosura të Gedfit kanë rimarrë Al Zawiyahun në perëndim të Tripolit, duke kontrolluar sërish burimet e naftës, ka rrethuar Misuratën e tani marshon drejt Bengazit. Kështu revolta në Libi po shkon drejt perëndimit e shuarjes.
Bashkimi Evropian shikon drejt Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një nismë ndaj Libisë. Kështu, nga Kajro, përfaqësuesja e Lartë për politikën e jashtme e sigurinë e Bashkimit Evropian, Ashton, pohoi: “Këshilli evropian ka thënë shumë qartë se jemi duke bërë plane për të gjitha opsionet, mirëpo presim kornizën ligjore, që duhet të vijè nga Këshilli i sigurimit”. Ashton pat bashkëbisedime me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Amr Moussa, pas kërkesës për një zonë ndalim – fluturimeve mbi qiejt e Libisë, bërë nga 22 anëtarët e Lidhjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.