2011-03-14 16:17:48

Libia: H. Klinton takohet me këshillin kryengritës libianë para takimit G8


Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, sot në Paris para fillimit të mbledhjes së G8, do të takohet me anëtarët e Këshillit kryengritës të Libisë, të cilët po u bëjnë trysni liderëve botërorë, që të imponojnë zonën e ndalim – fluturimeve mbi Libinë. Lidhja Arabe e ka mbështetur këtë ide, ndërsa Franca ka njoftuar se do të ndërmarrë aktivitet diplomatik në Kombet e Bashkuara për t’ia arritur këtij synimi. Në Libi kryengritësit janë të pajisur dobët me armë, derisa ballafaqohen me kundërshtarin, që ka shumë më tepër armatim, përfshirë edhe aeroplanë luftarakë e helikopterë.

Në terren, trupat e diktatorit Gadafi kanë marr përsëri kontrollin në tri vendbanime të pushtuara më parë nga kryengritësit. Në këtë mënyrë, njësitë besnike ushtarake të Gadafit kontrollojnë sërish në lindje të shtetit afrikanoverior qytetin e pasur me naftë Brega. Ashtu si më parë, në duar të kryengritësve ndodhet qyteti Misrata në perëndim të vendit. Për gjendjen në Libi, sot diskutohet në një takim të G8-ës në Francë.







All the contents on this site are copyrighted ©.