Japoni: Papa thellёsisht i prekur nga tragjedia, i lutёt Zotit pёr viktima
Papa lutët për viktimat e tërmetit e shpreh “trishtimin e tij tё thellë” për tsunamin
qё ka goditur Japoninë, kështu shkruan nё njё telegram ngushëllimi kardinali sekretar
i Shtetit tё Vatikanit dёrguar dёrguar nё emër tё Papës presidentit tё Konferencës
Ipeshkvnore Katolike japoneze. “Thellësisht i prekur – shkruan – për efektet e
papritura dhe tragjike tё tёrmetit e tё tsunamit qё ka pёrshfirё rajonin e brigjeve
lindore tё Japonisё, Shenjtёria e Tij Benedikti XVI nё kёto momente tё vështira siguron
afёrsinё e tij me tё gjitha ata qё janё goditur nga kjo fatёkeqёsi. Ati i Shenjtё
Racinger i lutёt Zotit pёr tё gjithё tё ata qё kanё vdekur, e kërkon bekimi hyjnor
për t’u dhёnё fuqi e ngushёllim familjeve e miqёve qё janё nё zi. Ati i Shenjtё shpreh
solidaritetin e tij me gjithё ata qё janё duke ndihmuar, ngushëlluar e mbёshtetur
viktimat e kësaj tragjedie”.