2011-03-12 11:25:45

Në Japoni ankthi bërthamor, shkatërrohet reaktori Fukushima


Në Japoni ankthi bërthamor, pas tërmetit e stunamit që dje shkaktoi së paku 700 të vdekur e gati 800 të zhdukur. Në Fukushima ku gjendet njëra prej 55 centraleve bërthamore të Japonisë, një shpërthim ka shkaktuar shkatërrimin e kafazit të jashtëm mbrojtës të një reaktori bërthamor: e tërë zona prej disa kilometrash është evakuuar e tv publik i ka ftuar banorët e kësaj zone të mos dalin nga shtëpitë e t’i mbyllin dritaret. Sipas gjasave është i lartë probabiliteti i shkrirjes së një reaktori bërthamor e agjencia kombëtare për çështjet bërthamore ka regjistruar dalje radioaktive. Rusia ka dhënë urdhër për një monitorim të vëmendshëm të rrezatimit në lindjen ekstreme të vendit, derisa Agjencia ndërkombëtare për energjinë atomike nga Vjena kërkon ‘me urgjencë’ informacione autoriteteve të Japonisë. Ndërkohë në vend toka vazhdon të dridhet nga tërmeti.







All the contents on this site are copyrighted ©.