Presidenti francez i kërkon Evropës njohjen e opozitës libiane
U mblodh sot në Bruksel Këshilli i jashtëzakonshëm evropian për krizën libiane. Sapo
mbërriti, presidenti francez Nikolas Sarkozì kërkoi që edhe vendet e tjera të Bashkimit
Evropian ta njohin Këshillin Kombëtar të Tranzicionit, i cili është krijuar në Bengazi
nga opozitorët e liderit të Libisë, Muhamar Gedafi. Franca e njohu atë dje. Duke
folur me gazetarët, Sarkozì theksoi: “para ndryshimeve historike të botës arabe duhet
ta kuptojmë se demokracia nuk është e drejtë vetëm e popujve evropianë. Për këtë,
duhet theksuar se kolonel Gedafi duhet të largohet menjëherë nga pushteti e duhet
njohur opozita e regjimit të tij, për të mos rrezikuar të përfundojmë në një gjendje
të tipit të Somalisë”.