2011-03-11 14:08:49

Më 11 mars, kalendari Kishtar përkujton shën Sofronin e Jersualemit, Patrik


(11.3.2011 RV)Sofroni, sirian nga Damasku, u zgjodh patrik i Jersualemit në vitin 634. Palestina e kohës së tij jetonte në atmosferën e sulmit të afërt të Abu-Bekr, vjehrrit të Muhametit (632) dhe të kalifit Omar. Vetë Sofroni atë vit nuk mundi të kremtonte, si zakonisht, Krishtlindjen në Kishën e Lindjes së Krishtit në Jerusalem, për shkak të rrethimit.
Por përveç këtij armiku të Jerusalemit, Patrikut iu desh të përballonte edhe herezinë e monoteizmit, që propozonte një model kristologjik të paplotë e kufizues. Sipas kësaj herezie, në Krishtin ekziston vetëm një mënyrë veprimi, vetëm një energji veprimi, kundër dy natyrave të njësuara në Krishtin, asaj Hyjnore e njerëzore.
Së bashku me Maksimin, që njihet me epitetin “Rrëfyesi”, Sofroni u përpoq të luftonte, duke përdorur si armë pendën. Shkroi shumë kundër herezisë, që dilte nga vetë oborri perandorak i Kostandinopojës. Fatkeqësisht iu desh të jetonte një ngjarje tejet të hidhur: dorëzimin e qytetit në duart e kalifit Omar, në vitin 638. Vdiq pak ditë më pas. Nga ai shpëtuan vetëm disa poezi e letra.







All the contents on this site are copyrighted ©.