2011-03-11 17:40:18

Kardinali Koh në Moskë: dialogu i dashurisë dhe i vërtetësisë me Kishën ortodokse ruse.


(11.03.2011 RV)Kardinali Kurt Koh, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, niset nesër në Moskë, për një vizitë me rëndësi të madhe ekumenike në gjirin e Kishës ortodokse ruse. Hirësia e Tij do të takohet edhe me bashkësinë katolike e do të kremtojë Meshën në katedralen e Nënës së Hyjit, në Moskë. Për hollësitë e vizitës, të dëgjojmë vetë kardinalin Kurt Koh, në mikrofonin e Radio Vatikanit:
Përgjigje: - Also, in erster Linie ist es natürlich eine Kontaktaufnahme mit dem Patriarchat...
Në radhë të parë, është fjala për t’u takuar me Patriarkanën e Moskës, Është parashikuar një audiencë me Patrikun Kirill, si dhe një bisedë me metropolitin Hilarion, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë i Patriarkanës. Për mua, pas vizitës që bëra në nëntorin e kaluar, në Kostandinopojë, ka rëndësi të jashtëzakonshme të kesh marrëdhënie personale. E kjo, sepse në tërësinë e dialogut me ortodoksët, dialogut të dashurisë së krishterë i ka paraprirë gjithnjë dialogu i së vërtetës.

Pyetje: - Me gjithë progresin, dihet se ka ende pengesa në dialogun me ortodoksët. Pavarësisht nga kjo, katolikët e ortodoksët bashkëjetuan, në mijëvjeçarin e parë, në gjirin e Kishës së krishterë, Kishës së Krishtit…

Përgjigje: - Aber es sind natürlich im zweiten Jahrtausend neue Entwicklungen eingetreten …
Po, por në mijëvjeçarin e dytë ka pasur zhvillime të reja, sepse të dyja palët kanë ndjekur rrugë të ndryshme. Nga ana jonë është theksuar fort roli i Papës, ndërsa nga ana e tyre, zhvillimi i autoqefalisë; një e re tjetër është edhe fakti se pjesa më e madhe e ortodoksisë sot jeton në diasporë, në Perëndim. E ne duhet t’i studiojmë së bashku këto zhvillime të reja, që të mund të arrijmë qëllimin e fundit të këtij dialogu, domethënë, bashkimin e plotë kishtar.









All the contents on this site are copyrighted ©.