2011-03-11 18:31:48

At Mati Prennushi, françeskan në përvjetorin e kushkatimit nga regjimi komunistë


I lindur në Shkodër, më 02 tetor 1882, nga Nikolla dhe Roza l. Kraja. Në pagëzim mori emrin Pal.
Ndoqi shkollën fillore, të mesmen dhe liceun në shkollën françeskane në Shqipëri. Vazhdoi studimet e filozofisë në Graz (Austri).
Në noviciat hyri më 04. 08. 1896. Kushtet solemne dha më 20. 10. 1900. Shugurimin meshtarak mori më 25 mars 1904.
Mori pjesë në kryengritjen e Malsisë së Madhe dhe në Deçiq në vitin 1911 ishte me Dedë Gjon Lulin dhe të tjerët kur u ngrit flamuri shqiptar.
Ishte gvardian, definitor, zëvendës-provincial, famullitar në Kastrat, Iballe, Gomsiqe dhe epror i rezidencës ne Tiranë. Më në fund u bë provincial i françeskanëve në Shqipëri, më 17. 06. 1944, e në atë detyrë mbeti deri në vdekje. E dha jetën dhe lirinë e vet në flijim për të mirën e Shqipërisë.
Në vitin 1946 qe arrestuar me akuzën e rreme se kishte fshehur armë nën elterin e shën Antonit në kishën françeskane të Shkodrës, dhe për këtë qe pushkatuar nga komunistët.
Fjalët e tij të fundit janë dëshmi feje: “Rroftë Krishti Mbret!” dhe: “I fali armiqtë tanë”. Vdiq më 11 mars 1948. Martir i vërtetë.
Prekëse është dëshmia e fretërve të vjetër, të cilët e mbijetuan persekutimin komunist. Ata dëshmojnë se në qershor të vitit 1944 Provinca Françeskane Shqiptare deshi ta zgjidhte përsëri për provincial P. Çiprian Nikën (i cili ishte provincial edhe në vitin 1938-1941) – por P. Matia tha: “Jo! P. Çipriani ende është shumë i ri. Po vjen komunizmi, i cili më së pari do t’i zhdukë eprorët më të lartë të Kishës dhe të fretërve. Unë jam i vjetër dhe më pak dëm është në qoftë se më likuidojnë mua se sa p. Çiprianin...” Kështu fretërit e zgjodhën p. Matinë për provincial, e p. Çiprianin për gvardian të kuvendit të Gjuhadolit – por megjithatë komunistët të njëjtën ditë i likuiduan të dytë!







All the contents on this site are copyrighted ©.