2011-03-10 16:30:49

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për dialogun me Serbisë, pa vota të opozitës.


Kuvendi i Kosovës me 63 vota për, 48 kundër dhe 1 abstenim miratoi rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i partisë Demokratike të Kosovës lidhur me bisedimet me Serbinë.
Adem Grabovci, shef i Grupit parlamentar të PDK-së tha se megjithëse janë inkorporuar ndryshimet në rezolutë të kërkuara nga partitë opozitare, gjegjësisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosje dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shefat e Grupeve parlamentare të këtyre partive nuk e kanë nënshkruar këtë rezolutë.
Grabovci nga Grupi parlamentar i PDK-së, tha se kjo parti e përkrah rezolutën e cila i jep të drejtë Kuvendit të Kosovës të kërkojë sqarime qeverisë lidhur me bisedimet në çdo kohë, si dhe të mbikëqyrë bisedimet me Serbinë.
Derisa deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj e cilësoi këtë dialog të dëmshëm për Kosovën, Visar Ymeri nga Vetëvendosje u pozicionua kundër bisedimeve.
Ndërkaq, Grupi parlamentar i LDK-së nuk e ka mbështetur rezolutën, pasi që në tekstin e saj nuk janë përfshi propozimet e kësaj partie politike.
Rezoluta sipas pozitës do t'i japë një rol shtesë Kuvendit në mbikëqyrjen e procesit të filluar të bisedimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Rezoluta përcakton “vijat e kuqe” për çka nuk duhet të bisedohet me Serbinë, dhe që Qeveria do të duhet t’i raportojë Kuvendit për rezultatet e bisedimeve, ose marrëveshjet eventuale.
Megjithëse partitë opozitare nuk e mbështeten rezolutën e debatuar në Kuvendin e Kosovës, rezoluta u aprovua me 63 për, 48 kundër dhe 1 abstenim. (Telegrafi)









All the contents on this site are copyrighted ©.