2011-03-10 12:53:47

Benedikti XVI: vëllimi dytë “Jezusi i Nazaretit”. Të bashkuar e të pajtuar, ja të krishterët e së ardhmes


Teologjia, Benedikti XVI: Jezusi ka vdekur për të gjithë. Në librin e ri, vëllimin e dytë “Jezusi i Nazaretit”, që paraqitet sot, del në pah faji i romakëve për kryqëzimin e Jezu Krishtit.
Ja një reflektim të shkurt gjurmëve të Jezusit. Për të njohur natyrën njerëzore e hyjnore dhe për të kuptuar të Vërtetën e tij. Udhëtimi i Jozef Racingerit përmes jetës së Shpëtimtarit vijon e plotësohet në vëllimin e dytë të librit “Jezusi i Nazaretit”, duke vazhduar sërish nga pika ku qe ndërpre në vëllimin e parë të librit, botuar në vitin 2007. Në vëllim të parë, Papa e nisi tregimin e tij nga pagëzimi i Jezusit në lumin Jordan për të vijuar deri në shndërrimin e tij mbi Malin Tabor; tani në vëllimin e dytë trajton Mundimet, Vdekjen mbi kryq dhe Ngjalljen e Krishtit. Një udhëtim e përshkim i ndarë në nëntë kapituj, me një paradhënie, një epilog mbi perspektivat historiko-teologjike e një bibliografi të gjerë. Një trajektore interpretuese rigoroze dhe e thellë, sipas stilit e mënyrës së teologut të madh.
Një përshkim në formë të librit tërheqës e përplot me mahnitje e befasi. Duke u nisur nga përmbysja e plotë, bërë nga Papa, e perspektivës antijudaike e rrënjosur në disa interpretime të Ungjijve. Shkruan Racinger: “ Po le të pyesim para se gjithash: kush ishin saktësisht akuzuesit? Kush insistoi për dënimin e Jezusit me vdekje? Në përgjigjen e Ungjijve kemi dallime mbi të cilat duhet të reflektojmë. Sipas Gjonit, ata (akuzuesit) janë thjeshtë “Judenjë”. Mirëpo kjo shprehje, në Gjonin, nuk e tregon aspak – siç ndoshta lexuesi modern mund të anon të interpretoi – popullin e Izraelit si të tillë, e aq më pak ajo ka tipar apo ngjyrim “racist”. E tërë bashkësia e parë (e krishterë) ishte e përbërë prej Izraelitësh. Në Gjonin shprehja e tillë ka domethënie të saktë e rreptësishtë të kufizuar: ai me të përshkruan aristokracinë e tempullit”. Fjalë themelore: me këto Papa Racinger përfundimisht e çrrënjos dhe zhduk akuzën e hyjvrasjes për çka fajësohej popullit hebraik, i cili, as atëherë as sot, nuk mund të konsiderohet përgjegjës për ekzekutimin (vrasjen me kryqëzim) e Jezusit. Procesi ndaj Jezusit Nazarenas qe zhvilluar sipas respektimit të procedurave në fuqi në epokën perandorake, prandaj përgjegjësia e vrasjes së tij u duhet vë autoriteteve romake. Mirëpo fuqia njerëzore, tregon e dëshmon Racinger në libër, as që mund të matet me atë hyjnore; ato, thjesht, realizohen në dy nivele të ndryshme. Kur Jezusi, gjatë marrjes në pyetje nga Pilati për çka na referon Ungjilli i Gjonit, pohon se është “mbret”, ai kërkon e rivendikon “mbretë e një mbretëri” krejtësisht tjetër e ndryshe nga ato me të cilat ishin mësuar zakonisht qeveritarët e epokës, “ me shënimin konkret që për gjykatësin romak duhet të jetë themelore e vendimtare: askush nuk e lufton këtë mbretëri. Nëse pushteti, dhe konkretisht e saktësisht pushteti ushtarak, është karakterizuar për mbret e mbretëri, asgjë të tillë nuk gjendet në Jezusin. Për këtë nuk ekziston as një kërcënim ndaj ligjit e rendit romak. Kjo mbretëri e Jezusit nuk është e dhunshme. Nuk ka asnjë legjion (ushtri)”.
Tekste të tilla zgjerohen e përforcohen në interpretimin racingerian të Ungjillit të Mateut, ku teologu i bërë Papë sqaron natyrën universale shpëtimprurëse të flijimit të Krishtit. “Nëse sipas Mateut – shpjegon Racinger – “tërë populli” thuhet se pohoi:”Gjaku i tij le të bie mbi ne e mbi fëmijët tanë”, i krishteri duhet të kujton se gjaku i Jezusit ka dhe flet një gjuhë tjerë në krahasim e në dallim me atë të Abelit: nuk kërkon hakmarrje e as dënim, por është pajtim. Nuk derdhet kundër dikujt, po është gjak i derdhur për shumë, për të gjithë”. Tërë teksti është pra një ndërlidhje e pjesëve historiko-logjike që prodhojnë pareshtur një afrim të figurës së Jezusit me jetën e çdonjërit prej nesh.
Si në kapitullin e tretë të libri, që merret edhe me Misterin e tradhtarit. “Në orën kur Jezusi është ngarkuar me tradhtitë e të gjitha kohërave, me vuajtjen që vjen në çdo çast të tradhtisë, vuan e bartë kështu mbi vete deri në fund të fundit mjerimet dhe mizoritë e historisë. Ai që e the dhe prish miqësinë me Jezusin, ai që e flak nga vetvetja “barrën e ëmbël” të Tij, nuk arrin tek liria, nuk bëhet i lirë, por sllkav i pushteteve tjera”. Jini miq të Jezusit, na këshillon Racinger. Sepse të lirohesh e largohesh prej Krishtit, sipas planeve të patenzonë, të mbrapshta e mashtruese të shoqërisë pas moderne e relativiste, nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se të heqësh dorë nga jeta e vërtetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.