2011-03-09 17:08:00

Presidenti i Kosovës gati të takohet me serbin Tadiç


(09.03.2011 RV)Sot paradite, në Bruksel, rifilluan bisedimet ndërmjet delegacioneve të dy vendeve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Flitet për fazën e parë të tri tematikave kryesore: bashkëpunimi rajonal, liria e lëvizjes dhe shteti ligjor. Argumentet e sotme kanë të bëjnë me trafikun ajror, telekomunikimet dhe kontrollin doganor. Palë kanë qenë konstruktive, siç deklaruan kreu i delegacionit serb, Borko Stefanoviç dhe zv.kryeministrja kosovare, Edita Tahiri, kryetare e delegacionit të Prishtinës.
E në kuadrin e rifillimit të bisedimeve kosovaro-serbe, pavarësisht nga opinioni negativ i parlamentit te Prishtines, presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Behgjet Pacolli deklaron në media se është gati të takohet me homologun e tij serb, Boris Tadiç. “Për interesin e Kosovës e të qytetarëve të saj – shprehet Pacolli – jam gati të takohem me presidentin Tadiç e të bëj edhe shumë gjëra të tjera”.







All the contents on this site are copyrighted ©.