2011-03-09 18:53:42

Atentati vetëvrasës në Peshavar shkakton 37 të vdekur


Një atentat kamikazë (vetëvrasës) që shpërtheu në fshatin Matani afër Peshawarit, në Pakistan, gjatë riti të varrimit të gruas së militanti pro qeveritar, ka shkaktuar 37 të vdekur e 45 të plagosur. Sipas policisë, atentatori kamikazë ka ardhur këmbë deri te vendi ku kremtohej riti i përmotshëm e ka shpërthyer në ajër: kishte në shënjestër anëtarët e policisë anti-talebane të pranishëm në ceremoni.
Dje, një autobombë ka shpërthyer në një stacion shërbimi në Faisalabad, në qendër të Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e 25 personave e plagosjen e 150 të tjerëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.