Kthimi i shën Pelinit në Shqipëri qe moment i rëndësishëm me emocione e kureshtje.
Kështu me kremtimet eukaristike në Vau-Dejës e Blinisht u prit në gjirin e popullit
të vet ardhja e ipeshkvit martir të shekullit VII në vendlindje. Ardhja pas shumë
shekujsh e shën Pelinit qe një kujtim, zbulim, përqafim e përcaktim për të njohur
historinë dhe personalitetet e kombit shqiptarë, të cilët dijen, veprimtarinë, jetën
dhe vdekjen e tyre mbrojtën, kultivuan e përhapën vlerat shpirtërore e ato kombëtare
kudo që gjendeshin e vepronin, siç dëshmon e ky personalitet i nderuar e respektuar
prej shekujsh në Itali e vende tjera e vetëm tani është bërë i njohur në Atdheun e
tij. Po më hollësisht mbi pritjen qe iu be ne Shqiperi shen Pelinit, nga Dau Dejës
të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit...