Kosovë: Ashton, dialogu mundësi reale për Prishtinën e Beogradin për në BE.
Dialogu që është nisur sot në Bruksel mes Prishtinës e Beogradit përfaqëson “një mundësi
reale” për dy Vendet. Këtë nënvizoi zëdhënësi i përfaqësuesit të Lartë për politikën
e jashtme e sigurinë e përbashkët evropiane, Catherine Ashton, në një deklaratë, në
të cilën nënvizohet se “zgjidhja e problemeve përmes dialogut është udha evropiane
dhe synimi i bashkëbisedimeve është ai i promovimit të bashkëpunimi e i afrimit të
Prishtinës e Beogradit në BE”. “Përfaqësuesja e Lartë – vijon deklarata – mendon
se ky është momenti i drejtë dhe se ka besim që Beogradi e Prishtina do të jenë të
afta të gjejnë mënyra praktike për të siguruar që jeta e përditshme të vijon në mënyrë
sa më të qetë”. Diskutimet të ‘lehtësuara’ e mbështetura nga BE-ja që filluan sot,
kujton zëdhënësi, duhet të trajtojnë “tri tema kryesore (bashkëpunimi rajonal, liria
e lëvizjes dhe shteti së drejtës), që të gjitha thelbësore për perspektivën evropiane
të rajonit”.