Dita ndërkombëtare e gruas, arsyet që na shtyjnë për ta festuar 8 marsin
Sot kremtohet Dita ndërkombëtare e gruas, rast i përvitshëm për të sensibilizuar opinionin
publik lidhur me problematikat e botës femërore, për të rikujtuar fitoret e grave
të cilat, megjithatë, vijojnë të diskriminohen në botën e madhe. Ende sot
në shtatë vende të botës si në Azi, Afrikë, Amerikën Latine e tjera, numri i grave
që nuk i gëzojnë të drejtat më themelore në familje, në shoqëri, në shtet e hapësira
tjera të jetës, të grave “të zhdukura”, të përjashtuara nga e drejta për mbrojtjen
shëndetit, për shkollim e të mbytura, para se të lindin, janë tepër shumë. E për dinjitetin
dhe të drejtat themelore të grave, mendojnë të gjithë ata, që janë në gjendje ta vlerësojnë
si duhet ndihmesën e gruas në zhvillimin e familjes e të shoqërisë dhe që prandaj
janë kundër abortit, vrasjes selektive të fëmijëve të palindur, integrimit të vështirë
të grave emigrante nëpër botë. Po cilat janë arsyet që na shtyjnë për ta festuar
ditën e sotme e që t’u urojmë grave në këtë festë e për të ardhmen? Është për
t’u festuar sidomos prania e grave në të gjitha mjediset profesionale të jetës publike
e edhe roli i tyre vendimtar në shumëkombëshet e në institucionet e ndryshme. Në radhë
të dytë, edhe fakti që gratë kanë fituar një vetëdije më të thellë se duhet të jenë
vetvetja, se duhet të afirmohen, pa e humbur femërinë e tyre e, përtej nivelit ndërkombëtar,
vetëdija për aftësitë e tyre në luftën për njohjen e të drejtave të gruas. E përsa
i përket pyetjes ‘çfarë urimi duhet të bëjmë sot’, mendoj se duhet të urojmë që të
zhduket çdo formë e diskriminimit, e dhunës, e shfrytëzimit të gruas në botë. Të urojmë
edhe që gruaja të jetë në qendër të jetës familjare e edhe që të mbrohet, duke nisur
që nga amësia. Besoj se për t’i vënë në jetë këto urime, duhet punuar akoma shumë. Çka
mund të themei për rolin e gruas në Kishë, në dritën e mendimit të Papës Benediktit
XVI? Duhet thënë se Benedikti XVI nënvizon posaçërisht urgjencën e ndihmesës
së grave në Kishë e është sigurisht shumë e rëndësishme, e sidomos pozitive, të nënvizohet
përtëritja e Sinodit, ku kohëve të fundit ishin të pranishme edhe shumë gra si specialiste
e si dëgjuese. Kjo është një e dhënë shumë domethënëse. Flet vetë për dëshirën që
t’u hapet sa më shumë vend grave në jetën veprimtarinë e Kishës!