Nesër në Bruksel bisedimet e para të drejtpërdrejta midis Prishtinës e Beogradit
Pritet të fillojnë nesër në Bruksel më 8 mars, bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit,
me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Brukseli zyrtar ka konfirmuar se me këtë rast
do të takohen shefat e grupeve të ekipeve negociatore të Prishtinës e Beogradit, hap
ky që duket se shënon fillimin e dialogut. Kështu Bisedimet e para të drejtpërdrejta
midis Prishtinës e Beogradit, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që fillojnë
nesër në Bruksel. do të zgjasin dy ditë, thuhet në një njoftimin të BE-së. Me ndërmjetësimin
e përfaqësuesit të BE-së, Robert Cooper, bisedimet do të përqendrohen në problemet
praktike, siç janë kontrolli i kufijve dhe dokumentet personale, ndërkaq çështjet
politike do të shmangen. Delegacionin e Prishtinës do ta kryesojë nënkryetarja
e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, kurse atë serb drejtori politik në Ministrinë
e Punëve të Jashtme të Serbisë, Boris Stefanovic. Kuvendi i Kosovës pritet të nxjerrë
një rezolutë, por nuk dihet nëse do të ketë unitet për këtë dokument, meqë Lëvizja
Vetëvendosje, si forca e tretë në Kuvend, tashmë ka bërë të qartë se është kundër
negociatave dhe se do të përpiqet që këtë qëndrim ta fusë në rezolutë. Javën e kaluara
në Kosovë ka qëndruar dy herë Robert Kuper, zyrtar i lartë i kabinetit të shefes së
diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton. Vizitën e tij në Prishtinë e në Beograd, zyrtarët
e Brukselit e kanë konsideruar si pjesë të konsultimeve të fundit para se palët të
nisin vetë dialogun.