2011-03-05 07:45:41

Më 5 mars kalendari Kishtar përkujton Shën Adrianin, martir.


(05.03.2011 RV)Pësoi mundimet së bashku me Eubulin më 5 mars të vitit 309, ‘në vitin e gjashtë të persekutimit të të krishterëve’ ,gjatë persekutimeve të Dioklecianit perandor, sipas dëshmisë së Euzebit.
Pasi shkuan të dy në Çezare të Palestinës për të ndihmuar martirët e këtij qyteti, të dy shenjtorët u zbuluan si të krishterë, u arrestuan e, si e dëshmuan pa lëkundje fenë në Krishtin, u dënuan të shqyheshin nga egërsirat në cirkus.
Sipas rrëfimit mbi martirizimin e tij, Adriani u flak në arenë përballë një luani. Por me që bisha nuk iu afrua fare, ndonëse e nxitën me të gjitha mjetet, iu pré koka me shpatë.
Në senasarët grekë më 7 ose 8 maj kremtohet festa e Shenjtorëve Eubuli e Gjuliani, por pas studimeve të kohëve të fundit, është arritur në përfundimin se emri Gjulian është shtrembërim i emrit Adrian.
Një gjë e tillë u vërejt edhe në Martiriologun jeronimian, në të cilin ndërmjet shenjtorëve që kujtohen më 5 mars, janë edhe Adriani e Euvoli. Në këtë rast, për shkak të shqiptimit bizantin, tjetërsohet emri i Shën Eubulit.







All the contents on this site are copyrighted ©.