2011-03-04 18:39:35

Sot, funerali i ministrit pakistanez Bati, vra nga fondamentalistët islamikë


(04.03.2011 RV)Bashkësia e krishterë e Pakistanit përjetoi sot një ditë lutjeje e bashkimi për funeralin e ministrit katolik për Pakicat Fetare, Shahbaz Bati, vrarë të mërkurën e kaluar, në Islamabad, nga fondamentalistët islamikë. Ceremonia u kremtua në fshatin katolik të Kushphurit dhe u kryesua nga ipeshkvi i Faisalabadit, imzot Jozef Kuts.

“Zëri i së vërtetës nuk do të heshtë kurrë. Nuk do të lejojmë, që errësira të ngadhnjejë mbi dritën”: qenë disa nga fjalët, që tha ipeshkvi gjatë funeralit, ku ishte i pranishëm edhe një delegacion nga Bashkësia e Shën Egjidit, me të cilën ministri i ndjerë ka punuar shumë.

Sot paradite, trupi pa jetë i Shahbaz Batit u vendos në kishën e Zojës së Fatimës në Islamabad. Gjatë Meshës së Dritës, ipeshkvi i kryeqytetit pakistanez, imzot Antoni Rafin kujtoi fenë e thellë të ministrit. “Ishte një njeri që bëri vullnetin e Zotit, me fe, me bindje, me shpresë e i sigurtë në Mbretërinë e Hyjit”, tha ipeshkvi.







All the contents on this site are copyrighted ©.