2011-03-04 18:52:39

Libi: OKB, personeli ndërkombëtar largohet nga Tripoli


Personeli ndërkombëtar i OKB-së në Libi, një skuadër prej 20 funksionarësh, është larguar nga Vnedi për arsye sigurie, mes tyre edhe përgjegjësi i misionit, Costanza Farina. Kështu pohoi sot në Pallatin e Qelqet përgjegjësi i çështjeve humanitare të Kombeve të Bashkuara, Valeriie Amos. Në Tripoli “kanë mbet vetëm punonjësit vendor, për të cilët është vërtetë shumë vështirë të vijojnë punën”, saktësoi Amos. Funksionarë të tjerë të OKB-së në Nju Jork, thanë se kolegët e Libisë janë të “tmerruar e qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre”, duke pas frikë të dalin.







All the contents on this site are copyrighted ©.