2011-03-04 18:38:11

Ipeshkvijtë e Evropës takohen në Qipro. Imzot Tval: Kisha e Jeruzalemit ndërton paqen.


(04.03.2011 RV)Jehona e tensioneve, të cilat prej javësh po trondisin thellë Vendet e Magrebit e të Lindjes së Mesme, i ka prekur, e jo pak, edhe ipeshkvijtë e Evropës juglindore, të cilët që dje u mblodhën në Nikozi, në ishullin e Qipros, për takimin e tyre të 11-të. Në këtë takim merr pjese edhe Kryetari i Konfrences Ipeshkvnore Katolike te Shqiperise, imzot Rrok Mirdita. Njera prej temave qe shqyrtohet prej ipeshkvijve eshte edhe tema e kumtimit të Ungjillit në rrethanat e Kishës së martirizuar. Po me teper mbi kete te degjojme Patrikun latin te Jeruzalemit, kryeipeshkvi Fuad Tual. Në mikrofonin tonë:

Përgjigje: - Ne bëmë gjithçka ishte e mundur për të luajtur ‘rolin e urave’ ndërmjet arabëve e izraelitëve. E nuk e patëm të lehtë. U kritikuam nga arabët, sepse nuk bëmë aq sa duhet; e nga izraelitët, sepse ua thamë në sy atë, që nuk shkonte mbarë. Unë theksoj se duhet marrë seriozisht Ungjilli, duke kujtuar vazhdimisht atë, që na thotë Zoti: “Mbarteni kryqin tuaj!”. Ta mbartim, pra kryqin tonë, e të ecim përpara me të mbi shpinë. Si anëtar i Konferencës Ipeshkvnore të Evropës e ndjej edhe më fort rolin e urës ndërmjet Lindjes së Mesme e Perëndimit: e kjo, sepse Kisha e Jeruzalemit ka një përmasë botërore. Ta ndihmojmë njëri-tjetrin: kjo është dëshira jonë. Duke ndarë me të gjithë gëzimin, që buroi nga veprimtaria e të rinjve të cilët, edhe pse pa armë, i shembën këto tipe qeverish e tani kërkojnë gjëra, që më parë askush nuk guxonte as t’i mendonte....







All the contents on this site are copyrighted ©.