2011-03-04 16:06:26

Atë Gjon Shllaku, meshtar françeskan në përvjetorin e pushkatimit


Më 4 mars 1946 u pushkatua Atë Gjon Shllaku, meshtar françeskan. Ai lindi në Shkodër më 27 korrik 1907. Teologjinë e kreu në Holandë. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Vazhdoi studimet e filozofisë në Belgjikë. Doktoroi në Universitetin e Sorbonës në Paris. Kështu hyri në radhën e fretërve më të shkolluar të kohës së vet. Ishte profesor në gjimnazin françeskan "Lyceum Illyricum", drejtor i revistës "Hylli i dritës" dhe i shoqatës rinore antoniane. Pas Luftës II Botërore akuzohet për antikomunizëm si themelues i Partisë Demokristiane. E arrestuan gjatë ligjërimit në klasë në janar 1946. Pas torturash të rënda ne burg, më 22 shkurt 1946 e dënuan me vdekje.







All the contents on this site are copyrighted ©.