Qeveria e Tiranës shpërndan 100 milion lekë për bashkësitë fetare
(03.03.2011 RV)Buxheti i shtetit të Shqipërisë u jep 100 milion lekë bashkësive
fetare në vend. Ky është viti i dytë, që Tirana, sipas marrëveshjes ndërmjet bashkësive
fetare dhe qeverisë, financon një pjesë të shpenzimeve për ndërtimin e legalizimin
e objekteve të kultit, për financimin e shkollave fetare, për pagesat e mësuesve,
si edhe për punonjësit e administratës. Bashkësia myslimane e Shqipërisë përfiton
31,6 milion lekë, Kisha Ortodokse 26,2 milion lekë, Kisha Katolike 25,87 milion lekë,
ndërsa Kryegjyshata Botërore Bektashiane 16,2 milion lekë.