2011-03-03 15:39:31

Papa ipeshkvijve të Filipineve: dialogu me fetë për të mirën e njerëzimit


Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë grupin e ipeshkvijve katolikë të Filipineve me rastin e vizitës së tyre ad Limina Apostolorum në Vatikan. Në fjalimin e tij, Papa u ndal tek rëndësia e formimit të meshtarëve e të laikëve. Këndej, vuri theksin mbi angazhimin e Kishës për të mirën e përbashkët, për mbrojtjen e familjes e për dialogun me besimtarët e feve tjera.
Angazhohuni për të “bërë vepruar mirë për të krishterët e për jo të krishterët”: kështu i këshilloi Papa ipeshkvijtë e Filipineve, duke i ftuar para së gjithash të përforcojnë formimin shpirtëror e fetar të besimtarëve të vet:
“Përshpirtëria e thellë personale e njerëzve tuaj – pohoi – ka nevojë të ushqehet e të mbështetët” me një shpjegim e këndej kuptim të përshtatshëm “të mësimeve të Kishës në lëndën e fesë e të morali”.
Papa u bëri thirrje kështu prelatëve të kenë një vëmendje më të veçantë për familjen, sidomos për prindërit si edukatorë të parë të fesë të fëmijëve të tyre:
“Kjo punë është e dukshme në mbështetjen që ju u ofroni familjeve para ndikimit që do synon të përkufizoi apo shkatërroi të drejtat e saj e integritetin e saj”.
E prandaj Papa nënvizoi rëndësinë që ka edhe formimi i meshtarëve që, vërejti, është një ndër obligimet më të rëndësishme që kanë ipeshkvijtë. Ati i Shenjtë kujtoi se në shumë dioqeze të Filipineve, meshtarët shoqërohen e ndihmohen në fazën e kalimit nga seminari në bashkësitë famullitare kishtare. E shprehu urimin që priftërinjtë e moshuar t’i ndihmojnë meshtarët e ri në udhën e tyre drejt jetës meshtarëve të pjekur e të matur.
“Derisa Kisha – pohoi Papa – shpall pa mëdyshje se Krishti është udha, e vërteta dhe jeta, në të njëjtën kohë respekton gjithçka ka të mirë në fetë tjera”.
Matej, vijoi duke përmendur dokumentin e rëndësishëm kishtar “Nostra Aetate”, ku pohohet se Kisha është e thirrur të dialogun me maturi e dashuri me besimtarët e feve tjera, çdo herë që ky dialog është i mundshëm. Duke vepruar kështu, vuri në pah Papa Racinger, Kisha punon për mirëkuptim të anasjelltë e përparimin e së mirës së njerëzimit.
Benedikti XVI i inkurajoi ipeshkvijtë e Filipineve të vazhdojnë të promovojnë udhën e paqes së vërtetë e të qëndrueshme, të bindur se çdo njeri, pavarësisht nga besimi i tij, është krijuar në përngjasim të Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.