2011-03-03 19:46:58

Kosova e dënon atentatin e të riut kosovar kundër ushtarëve amerikanë


Kosova e pikëlluar për atentatin e një të riu kosovar kundër ushtarëve amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit. Kosovarët të indinjuar për veprën kriminale të të riu 21 vjeçar Arid Uka me prejardhje nga Kosova që shkaktoi humbjen e jetës së njerëzve të pafajshëm në Gjermani të një Vendi si Amerika që ndihmoi kosovarët në betejën e tyre për liri. Më tepër nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Raie Ibrajt.....RealAudioMP3
Kosova e pikëlluar dhe e turpëruar njëkohësisht për ngjarjen tragjike, sulmin ndaj ushtarëve amerikane në aeroportin e Frankfurtit të Gjermanisë ku mbeten të vrarë dy ushtare e dy u plagosën. Por, ajo që ka shqetësuar më së shumti popullin e Kosovës është se krimineli i ri, vetëm 21 vjet Arid Uka, ishte me prejardhje nga Kosova, por i lindur dhe rritur në Gjermani. Kushëriri i tij nga Zhabari i Mitrovicës me plot turp ka deklaruar së, ky krim më mirë të kishte ndodhur në familjen e tij se sa mbi ushtarët amerikanë.
Edhe krerët e Institucioneve te vendit kanë reaguar ashpër duke e dënuar ketë akt kriminal, të cilin e kanë cilësuar krim ndaj Kosovës. Ata kane shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve të te vrarëve, Qeverisë dhe mbare popullit amerikan, duke shtuar se ky rast mbetet individual sepse populli i Kosovës nuk e harrojnë kurrë ndihmën e madhe të Amerikës.
Marrja e Zotit është një titull gazete duke pasuar tituj të tjerë gazetash me dhimbje e turp për ketë ngjarje tragjike që ka shokuar popullin e Kosovës. Virusi ANTI amerikan apo faleminderit Perëndim! Është një koment i cili dënon rastin dhe falënderon Amerikën, e cila siç thuhet, Shqipërinë dhe Kosovën apo ndryshe tokën shqiptare e nxori nga kthetrat pushtuese dhe e vendosi në Evropë, në tokën së cilës i takojnë. Prandaj, ne e kemi lehte te integrohemi ne Evropë, sepse jemi një kulture e përbashkët me Evropën. Jemi vendi dhe populli i Shën Jeronimit, jemi populli dhe pika nga u nis për rrugë gjithandej Evropës Shën Pali e Pjetri dhe Shën Albani.
Gjithmonë jemi nisur drejt Evropës, duke i bërë rezistencë pushtimeve pesëqindvjeçare të hordhive osmane që vinin duke u zhdjergur që nga stepat dhe shkretëtirat e Azisë. Ndërsa, Amerika është ajo, e cila na e ktheu nderin e dinjitetin e nëpërkëmbur kombëtar, por ndonjë shqipfolës sot fatkeqësisht po del dhe po bënë krime antiamerikane, thotë editoriali, i një gazete të sotme ditore.







All the contents on this site are copyrighted ©.