Sot më 2 mars kalendari Kishtar përkujton Shën Kuintin
(02.03.2011 RV)Shën Kuinti konsiderohet martir për shkak të mundimeve që pësoi ndonëse,
ashtu si Shën Gjoni Ungjilltar, vdiq në paqe në moshë të shtyrë. I lindur në Frigji
në një familje të krishterë, shkoi që i vogël në Eolide, ku iu kushtua ndihmës të
të varfërve. Guvernatori Rufo, në kohën e perandorit Aureliani (270-275), deshi ta
detyronte Kuintin të flijonte për nder të idhujve, sipas urdhërave perandorake, por
pastaj e la të lirë, sepse u çlirua nga tundimet djallëzore për ta torturuar, falë
lutjeve të vetë Kuintit. Sinasaret greke tregojnë se kjo ndodhi në qytetin Cime,
ku një tërmet i fuqishëm rrëzoi shtatoret dhe tempullin e idhujve, duke tmerruar idhujtarët,
të cilët ikën me vrap për të shpëtuar jetën. Dyzet ditë pas lirimit, Kuinti u arrestua
përsëri nga një gjykatës tjetër, Klearku, shumë më i egër se Rufi, i cili nisi ta
torturonte mizorisht. U mbulua me plagë, por Zoti ia shëroi para syve të mrekulluar
të xhelatit. Për të gjitha këto ngjarje, meritoi titullin “Mrekullibërës”. Atëherë
edhe Klearku e la të lirë. Mundi kështu të vijonte misionin e tij, duke ndihmuar të
varfrit e duke shëruar të sëmurët edhe për dhjetë vjet të tjera. Vdiq rreth vitit
280-85. Kuinto do të thotë i pesti, sepse ai ishte djali i pestë i familjes.