2011-03-02 14:46:06

Ati i Shenjtë përshëndet kryeipeshkvin e Tivarit imzot Zef Gashin, në mbarim të audiencës


Në mbarim të audiencës së përgjithshme, mbajtur paradite në Vatikan, Papa Benedikti XVI përshëndeti personalisht imzot Zef Gashin kryeipeshkvin e Tivarit e zëvendës kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore Katolike Ndërkombëtare ‘Shën Cirili e Metodi’, së bashku me kryetarin e kësaj konference, imzot Stanislav Hoçevar, kryeipeshkëv i Beogradit e sekretarin e saj, ipeshkvin e Zrenjaninit të Vojvodinës, imzot Laszlo Memet.
Kryesia e kësaj konference ndërkombëtare ipeshkvnore ‘Shën Cirili e Metodi’ e themeluar më 1994, gjendet këtyre ditëve për vizitë në Vatikan me rastin e paraqitjes së kërkesës pranë Selisë së Shenjtë për rishqyrtimin dhe riorganizimin e saj. Kujtojmë se në këtë Konferencë Ipeshkvnore Katolike bëjnë pjesë dioqezat e Malit të Zi, të Kosovës, Vojvodinës, Serbisë e Maqedonisë që kanë gjuhë e tradita të ndryshme.
Kërkesa e riorganizimit bëhet në saje të rrethanave të reja të krijuara me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe të nevojave baritore që ka çdo dioqezë në vete në shumë aspekte. Më hollësisht mbi takimin e sotëm me Papën e këtë çështje, të dëgjojmë imzot Zef Gashin në mikrofonin e Radio Vatikanit......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.