2011-03-01 16:20:24

Çmim gazetarie për Ditën Botërore të Rinisë 2011, në Madrid.


(01.03.2011 RV)Një çmim gazetarie me emrin “Rojet e së Nesërmes” për Ditën Botërore të Rinisë.
Çmimi, që iu drejtohet të gjithë gazetarëve dhe studentëve të komunikimit shoqëror të regjistruar si pjesëmarrës në Ditën Botërore të Rinisë 2011, me moshë nga 16 deri në 25 vjeç, e që do të botojnë së paku një artikull nga 1 janari deri më 1 maj 2011, u promovua nga Fondacioni spanjoll “Kronika e bardhë”.
Do të shqyrtohen vetëm artikujt që dorëzohen brenda 15 majit të ardhshëm: Çmimi mbështetet edhe nga Këshilli Papnor i Komunikimeve Shoqërore e ka si qëllim promovimin e një gazetarie etike dhe profesionale edhe ndër të rinjtë. Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të mbahet më 16 gusht 2011, në kuadër të ngjarjeve kulturore të Ditës Botërore të Rinisë.
Çmimi në fjalë parashikon një mijë euro dhe mundësinë e një stazhi pranë disa prej partnerëve të Fondacionit promovues të kësaj nisme, ndër të cilët edhe universitetet San Pablo, Fransisko de Vitoria dhe Universidad Katolika San Antonio de Mursia. Kategoritë në garë përfshijnë: artikujt gazetarie, radio, audiovizive dhe internet.







All the contents on this site are copyrighted ©.