2011-03-01 16:23:53

Thirrje e UNICEF-it. “Të mbrohen fëmijët me çdo kusht” në Afrikën Veriore dhe në Lindje të Mesme.


(01.03.2011 RV)“Unicef-i, sipas agjencisë Sir – është i gatshëm të ofrojë asistencë në rast nevoje dhe iu bën thirrje të gjithë njerëzve të mbrojnë fëmijët me çdo kusht. Këtë pohon Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët duke shprehur “shqetësim të thellë për lajmet që flasin për fëmijë dhe adoleshentë të vrarë e të plagosur në shkallëzimin e dhunës në vendet e Lindjes së Afërt dhe të Afrikës veriore”.
Gjendja është veçanërisht alarmante në Libi, ku Këshilli i Sigurisë bëri thirrje për asistencë humanitare ndërkombëtare dhe shfaqi shqetësim për mungesën e furnizimeve me barna. Nga Brukseli, drejtori i përgjithshëm i UNICEF-it Enthoni Leik, kujtoi se asnjë fëmijë nuk duhet të ekspozohet ndaj asnjë lloj rreziku, i çfarëdo lloji qoftë, sepse kjo mundet të ketë pastaj edhe pasoja afatgjata në jetën dhe mirëqenien psikologjike të fëmijës.







All the contents on this site are copyrighted ©.