2011-03-01 16:23:39

Sudan: veprimtarët katolikë akuzohen se shpërndajnë Bibla.


(01.03.2011 RV)Sudani e pezulloi veprimtarinë humanitare të agjencisë “Katholik Relif Servisis” në Darfurin Perëndimor, sepse kjo akuzohet se shpërndan Bibla. Ky akt nuk është gjë tjetër veçse një nga kufizimet më të fundit ushtruar ndaj agjencive humanitare të huaja që punojnë në Darfur, në këtë vend të sfilitur nga tetë vjetë luftë dhe nga një prej krizave shoqërore më të thella në botë. Kombet e Bashkuara, – njofton gazeta vatikanase “L’Osservatore Romano” – vlerësojnë se më shumë se 300 mijë vetë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit. Muhamed Auad, kryetar i departamentit të Komisionit të Shtetit për ndihmat humanitare, tha se Biblat u gjetën në kampet e refugjatëve dhe nëpër shkolla. Hetimet thonë se Biblat janë shpërndarë pikërisht nga veprimtarët e “Katholik Relif Servisis”.







All the contents on this site are copyrighted ©.