2011-03-01 17:49:57

Në Kosovë opozita LDK, AAK dorëzon ankesën për Pacollin në Kushtetuese


Në Kosovë LDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë shqyrtimin e zgjedhjes së presidentit Pacolli, e për këtë, sot në Gjykatën Kushtetuese dorëzuan ankesën që kundërshton procedurën e zgjedhjes së presidentit Behxhet Pacolli, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, javën e kaluar.
Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, e cila e dorëzoi në gjykatë këtë ankesë, tha se dy partitë opozitare - LDK dhe AAK dyshojnë në mënyrën se si është zgjedhur Pacolli president, prandaj kërkojnë interpretim ligjor nga Gjykata Kushtetuese.
Osmani tha se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese do të jetë i pranueshëm për LDK-në. Ndërkohë, në këtë lëndë, sipas Osmanit, nuk përfshihet edhe argumenti tjetër – votimit të Qeverisë së re nga ana e Pacollit si president i Kosovës. Kjo, sipas saj, do të jetë pikë e veçantë që do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese.







All the contents on this site are copyrighted ©.