2011-03-01 17:23:08

Libia në udhëkryq: drejt demokracisë apo luftës civile, opozita formon këshillin ushtarak


Në Libi situata vazhdon të jetë kritike. Bashkësia ndërkombëtare nuk përjashton përdorimin e forcës. Ndeshjet mes forcave të pakta besnike ndaj regjimit të Muammar Ghedafit e opozitarëve vazhdojnë në qytete e pjesë të ndryshme të vendit. Sipas burimeve lokale, së paku tre katër persona janë vra prej njerëzve të Ghedafit, i cili tashmë është i mbyllur brenda kryeqytetit Tripoli e vazhdon të kërcënoi me bombardime demonstruesit. Bashkësia ndërkombëtare është duke punuar për të detyruar Ghedafin të largohet nga pushteti e në rast të nevojës, nuk përjashton edhe përdorimin e forcës në mbrojtje të popullsisë civile. Opozita libiane ndaj regjimit të Muammar Ghedafit ka njoftuar për krijimin e një këshilli ushtarak, embrion i ushtrisë së ardhshme në Vend. “Këshilli ushtarak është themeluar natën e kaluar”, ka njoftuar Salwa Bughaighi, njëri prej përgjegjësve të opozitës në Tripoli.
Lista e anëtarëve të këshillit, shpjegojnë burimet, është akoma në përcaktim e sipër, e në të do të bëjë pjesë me siguri gjenerali Abdel Fatah Ynunis. Këshilli do të ketë si synim kryesor koordinimin e reparteve ushtarake në qytetet e lira, përveç Bengazit.
“Libia gjenden në udhëkryq, në të ardhmen ka mundësi të bëhen një demokraci paqësore apo të përballet me një luftë të gjatë civile”: kështu deklaroi sekretarja e Shtetit amerikan, Hillary Clinton, duke folur para parlamentet. Clinton i kërkoi Kongresit amerikan të mos i reduktoi shpenzimet federale që janë të nevojshme për financimin e diplomacisë e për ndihmat jashtë vendit. Revolta e Libisë, nënvizoi Clinton, është një shembull konkret i nevojës për të disponuar fonde të përshtatshme për të qenë në gjendje për të përballuar sa më të mirë krizat ndërkombëtare.
Situata në kufirin perëndimor të Libisë me Tunizinë po arrin gjendjen e krizës, pasi 70-75 mijë njerëz janë larguar nga dhuna në Libi gjatë dhjetë ditëve të fundit. Komisariati i Lartë për Refugjatë i OKB-së tha se vetëm gjatë të hënës 14 mijë njerëz kanë kaluar kufirin libiano-tunizian.







All the contents on this site are copyrighted ©.