2011-02-26 17:35:45

Në Indi, pranohet apelimi kundër ligjit, që nuk lejon ndryshimin e fesë së hindusitëve


Lajm i mirë për dialogun ndërfetar në Indi. Gjykata e Lartë e shtetit të Himahal Pradeshit, pranoi apelimin, sipas të cilit i ashtuquajturi “ligj kundër kthimeve në fe të tjera” është antikushtetues. Ky ligj i pengon besimtarët hinduistë të kthehen në fe të tjera, por jo të kundërtën, pra, çdo besimtar i feve të tjera mund të bëhet hinduist. “Freedom of Religion Act”, Akti për Lirinë e Fesë – kështu quhet ligji – është në fuqi në pesë shtete indiane që nga viti 2006. Viktima të tij janë sidomos misionarët e krishterë, që akuzohen nga ekstremistët hinduistë për prozelitizëm në mesin e indianëve dalit dhe të atyre jashtë kastave.







All the contents on this site are copyrighted ©.