2011-02-26 11:48:40

Më 26 shkurt kalendari kishtar përkujton Shën Aleksandrin, Patrik të Aleksandrisë.


Më 26 shkurt kalendari kishtar përkujton njërin nga shenjtorët më të njohur me emrin Aleksandër, kampionin e fesë, Patrikun e Aleksandrisë, protagonistin e luftës kundër herezisë ariane.
I lindur rreth viti 250, njeri me kulturë të thellë, zell të zjarrtë fetar e mirësi të jashtëzakonshme njerëzore, Shën Aleksandri u zgjodh Patrik i Aleksandrisë së Egjiptit në vitin 313. I kushtoi menjëherë kujdes të veçantë edukimit të klerikëve e sidomos zgjedhjes së tyre nga radhët e njerëzve që dalloheshin për virtyte.
Iu desh të ndeshej vazhdimisht me herezinë e shpallur nga Ario, e cila përhapej me vrull në gjithë Lindjen. Aleksandri ia doli ta mundte vetëm pas Koncilit të Nikesë, në të cilin arianizmi u dënua përfundimisht. Vdiq më 26 shkurt të vitit 328, duke lënë pas, si vazhdues të idealeve të tij, diakonin luftarak, Atanasio (Athanasin), që i zuri vendin në fronin ipeshkvnor dhe që shëroi plagët e fundit që kishte hapur në Kishë herezia ariane.







All the contents on this site are copyrighted ©.