Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 8-të gjatë vitit ‘A’
Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj
here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës
Hyjnore të dielës së 8-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendari liturgjik.
Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele na flet për kujdesin e përdëllimin
që Hyji ka për jetën e njerëzimit. Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele, Jezusi
nënvizon pikërisht vëmendjen e përkujdesjen e Zotit për jetën tonë njerëzore e tokësore.
Leximet biblike të kësaj së diele e në mënyrë të veçantë pjesa e Ungjillit, në antitezë,
zhvillojnë temën e besimit e të mbështetjes sonë në Zotin, një mbështetje e plotë,
e lirë, e qetë, bindëse dhe e hareshme, sepse kush beson e mbështet shpresën në Hyjin,
ai njeri nuk ka pse të brengoset. Të mirat tokësore janë mjete e jo qëllimi i jetës,
e në perspektivën dhe ndritën e fesë, duhen ti konsiderojmë gjërat tokësore, të mirat
e përkohshme, e mos të harrojmë se këto mira janë dhuratë e Provanisë së Zotit. Angazhimi
ynë për ato vlera që nuk perëndojnë e janë të përjetshme, dëshmohetmu
më kërkimin e mbretërisë së Hyjit e të drejtësisë së tij në jetën e përditshme. Në
leximet biblike të kësaj së diele, na shfaqet, pothuajse së një teofani e madhe, fytyra
përdëllyese e Zotit atë e nënë. Ai në Jezu Krishtin dëshmon dashurinë e tij të pakufishme
e të pakushtëzuar për ne. Ai zbret ndër ne gati “në fshehtësi, në mënyrë të padukshme”
për të bërë të shkëlqejë dashuria e tij. Liturgjia e Fjalës Hyjnore e kësaj së diele
na siguron se Zoti nuk na harron e nuk na braktis kurrë, por Ai na fton të mbështetemi
në Të, na thotë të mos shqetësohemi vetëm për të mirat materiale e tokësore, por para
së gjithash e mbi të gjitha të kërkojmë dashurinë e mbretërinë e Tij Hyjnore. Në
pjesën ungjillore të kësaj së diele Jezusi na thotë mos të brengosemi për sende e
gjëra materiale, por të kërkojmë atë që vlen më tepër, ta kërkojmë jetën e vërtetë
në Zotin. E tani ti dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele, ta dëgjojmë e
pranojmë porosinë që Zoti i drejton secilit prej nesh. Më shumë mbi liturgjinë
e Fjalës Hyjnore të kësaj së diele, mund ta dëgjoni këtu............